Bardhi afër largimit nga Levante

Futboll

Bardhi afër largimit nga Levante

Nga: K.G. Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:37
Bardhi afër largimit nga Levante

Gazetat vendase nga Valencia ka riaktualizuar largimin e mundshëm të lojtarit shqiptar Enis Bardhi nga skuadra e Levantes pikërisht në fund të sezonit. 

Sipas “Plaza Deportivo”, Bardhi po e humb statusin e yllit në skuadër dhe nëse klubi nuk arrin të mbajë statusin e ligës së parë spanjolle, ka shumë gjasa që ata të shesin për të mbuluar një pjesë të humbjeve financiare.

Futbollisti nënshkroi kontratë të re me Levanten në shkurt për dy sezone të tjera, por kjo nuk do të jetë pengesë për drejtorin sportiv të Levantes, Felipe Minjambrez, për ta nxjerrë atë në shitje. 

Sipas gazetës, Minjambres është duke përgatitur disa skenarë të mundshëm për vitin e ardhshëm, në rast se bien në Ligën e Dytë është një opsion real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat