Klubi i njohur anglez hapi dyert për faljen e namazit të Bajramit

Futboll

Klubi i njohur anglez hapi dyert për faljen e namazit të Bajramit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 19:29
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Klubi i Blackburn Rovers ka hapur sot dyert për besimtarët e fesë Islame, të cilët festojnë Fitër Bajramin.

Blackburn Rovers u bë klubi i parë anglez që lejoi faljen e namazit të Bajramit brenda stadiumit.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, në stadiumin “Ewood Park” ishin 2 mijë persona.

Klubi i Blackburn Rovers ka publikuar një video nga falja e besimtarëve të fesë Islame në stadium. 

Përmes videos, klubi nga Championship uroi myslimanët me rastin e Fitër Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat