Kombëtarja e Shqipërisë U-17 teston lojtarët e vitlindjes 2006

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 teston lojtarët e vitlindjes 2006

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:50
Kombëtarja e Shqipërisë U-17 teston lojtarët e vitlindjes 2006

Stafi i Kombëtares U-17 vijon punën me lojtarët e evidentuar të kësaj grup-moshe, teksa sot ka zhvilluar një seleksionim me 25 lojtarë të vitlindjes 2006.

Nën urdhrat e trajneri Ervin Bulku janë vënë edhe 5 lojtarë që aktivizohen në klube italiane, zvicerane dhe gjermane, të cilët testoheshin për herë të parë me ekipet kombëtare.

Ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klubet shqiptare, ku mes tyre kishte lojtarë që kanë marrë pjesë edhe në seleksionime të tjera, ashtu si edhe debutues.

Seleksionimi është zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe ka zgjatur për rreth 90 minuta. Stafi teknik ka zhvilluar fillimisht një seancë të lehtë stërvitore për të parë gjendjen e lojtarëve dhe më pas ka zhvilluar një ndeshje miqësore ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët e ftuar.

Impenjimi i lojtarëve ka qenë i kënaqshëm, teksa në këtë grup janë evidentuar edhe elementë të vlefshëm për të ardhmen e që mund të jenë lojtarë që premtojnë për ekipet kombëtare. Stafi teknik ka diskutuar me lojtarët për standardet e stërvitjes me klubet e tyre dhe i ka këshilluar si duhet të punojnë që të jenë sa më në formë gjatë gjithë sezonit.

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë vazhdimisht seleksionime duke u dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve shqiptarë të kësaj grup-moshe që të tregojnë se sa vlejnë me fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat