FC Prishtina nuk licencohet për garat evropiane  

Futboll

FC Prishtina nuk licencohet për garat evropiane  

Më: 6 maj 2022 Në ora: 22:40
FC Prishtina nuk licencohet për garat evropiane  

Klubi i futbollit Prishtina nuk licencohet për garat evropiane. Bardhekaltrit ankohen, sipas tyre nuk është shtyrë afati për licencim.  

“FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22.

Klubi "bardhekaltër" në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre. 

FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë "biletë" për Evropë”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat