Balliu luan titullar, por Rayo Vallecano ndalet

Futboll

Balliu luan titullar, por Rayo Vallecano ndalet

Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:22
Balliu luan titullar, por Rayo Vallecano ndalet

Getafe dhe Rayo Vallecano janë ndarë me nga një pikë në ndeshjen e raundit të 35-të të La Ligës.

Ekipi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliut dominoi pjesën më të madhe të kësaj përballjeje, por sërish nuk ia doli që të dilte me pikë të plota nga “Coliseum Alfonso Perez”.

Në pjesën e parë Rayo Vallecano kërkoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, por nuk pati sukses. Edhe në fraksionin e dytë u kërkua zhbllokimi i sfidës,por fati nuk ishte në anën e Vallecanos.

Balliu luajti që nga minuta e parë, por pa mundur ta ndihmonte mjaftueshëm ekipin e tij që të  fitonte. Pas këtij raundi Rayo Vallecano renditet në vend të 12-të me 42 pikë, teksa Getafe qëndron në vend të 15-të me 37 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat