Batatina: Nuk kemi qenë në element, tash mendojmë për finale

Futboll

Batatina: Nuk kemi qenë në element, tash mendojmë për finale

Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:24
Batatina: Nuk kemi qenë në element, tash mendojmë për finale

Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kuqebardhët mposhtën Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat 4-2, shkruan Gazeta Olle. Pas humbjes në shtëpi për ART Sport ka folur trajneri Batatina, i cili theksoi se fokusi i tij është te Kupa dhe se sot ekipi i tij nuk ishte në element.

“Nuk kena qenë në element, tash mendojmë për finale. Krejt fokusi jem është te finalja te kupa. Gabimet në pjesën defensive mendoj se duhet të jenë më të kujdesshëm”

Poashtu, Batatina shprehu indinjatë ndaj referit, Alban Shala. Batatina tha se ky i fundit nuk e meriton të referojë në Superligë.

“Mendoj që dy skuadrat luajtëm mirë. Vetëm se këta arbitra duhen me na lanë me lujtë, duhet me qenë arbitrat më të avancuar. Albani mendoj që nuk është i nivelit të Superligës” – tha Batatina për ART Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat