Thumba ndaj Jose Mourinhos

Futboll

Thumba ndaj Jose Mourinhos

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:17
Thumba ndaj Jose Mourinhos

Trajneri i Vitesse, Thomas Letsch, u shpreh kritik për stilin e lojës së Romës në një intervistë të fundit me De Gelderlander, ku ai kërkoi të parashikonte finalen e Konferencës së Ligës midis verdhekuqve dhe Feyenoord.

“Roma shënon dhe parkon autobusin,” tha ai. “Ne e provuam veten në Arnhem. Ne të gjithë mund të jemi në favor të futbollit të bukur, por të njëjtat rregulla nuk vlejnë për Romën,” shtoi ai.

“Tani, sigurisht, jam duke mbështetur Feyenoord. Arne Slot po bën një punë të shkëlqyer dhe i uroj të gjithë fatin e mundshem. Një kupë ndërkombëtare është e rëndësishme për Holandën, në nivel sportiv dhe gjithashtu për bukurinë e trofeut.

Por ata duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Romës, ne e kemi dëshmuar forcën e tyre gjatë ndeshjes sonë. Sic e thashe, nese shenojne parkojne autobusin dhe behet e veshtire, sidomos duke ditur se eshte finale”.

Nje thumbim jo pak ky per Jose Mourinhon, qe ne Tirane me 25 maj do te perpiqet te fitoje trofeun qe i mungon ne karrieren e tij, Conference League, e cila gjithashtu do te conte Roma-n direkt ne grupet e Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat