Qato: Ndihem mirë që shënova

Futboll

Qato: Ndihem mirë që shënova

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:35
Qato: Ndihem mirë që shënova

Autori i prej golave të Laçit, në fitoren 4-1 ndaj Kastritoti, i cilësuar edhe si lojtari i kësaj sfide, Klinti Qato tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e Laçit edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke folur në emisionin “Gol pas goli”, mesfushori falenderoi trajnerin Duro që i besoi, ndërsa u shpreh i lumtur që siguruan vendin e dytë për herë të parë në histori dhe sigurisht edhe për Europën.

Goli: “E para falenderoj grupin, edhe profesor Duron për besimin që më ka dhënë në këtë moment të vështirë, pasi isha jashtë për dy muaj për shkak të një dëmtimi dhe jam shumë i lumtur për vendin e dytë dhe Europën.”

A e sheh veten te Laçi të luash me Spahiun dhe Ujkën? “Sigurisht e kam parë veten me Ujkën dhe spahiun dhe ndihem shumë mirë me ta dhe do të vazhdoj te Laçi.”

A do qëndrosh te Laçi? “Po po do të qëndroj”.

Skuadra që ju ka vënë më tepër në vështirësi këtë sezon: “Besoj Vllaznia, Kukësi që kemi pasur deri diku rival dhe normal Tirana".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat