Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

Futboll

Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

Më: 9 maj 2022 Në ora: 00:00
Xavi e dëshiron yllin e PSG-së te Barcelona

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi kataluans është duke monitoruar situatën e italianit te Paris Saint-Germainit, pasi ai thuhet se nuk është i lumtur te kampioni francez shkaku i minutave në lojë.

Edhe trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se e dëshiron transferimin e Verrattit në “Camp Nou”, pasi ish-mesfushorin e Pescaras e sheh si përforcim ideal.

29-vjeçari me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Marco Verratti në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat