Haaland zgjedh Premier Leaguen

Futboll

Haaland zgjedh Premier Leaguen

Më: 9 maj 2022 Në ora: 13:02
Haaland zgjedh Premier Leaguen

Manchester City do të jetë klubi i ri i Erling Haaland. Ylli norvegjez, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë klubeve të mëdha të futbollit europian, duket se ka zgjedhur Premier Leaguen për të vijuar karrierën dhe konkretisht “citizens”-at e Pep Guardiolës.

Mediat britanike konfirmojnë arritjen e marrëveshjes mes palëve, me Borussian e Dortmundit që do të arkëtojë 75 milionë euro nga kartoni i sulmuesit norvegjez, ndërsa ky i fundit do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh neto në sezon.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet maksimumi në fillim të javës së ardhshme, pasi këtë fundjavë do të luhen edhe ndeshjet e fundit të Bundesligë, me Borussian e Dortmundit që do të presë Herthën e Berlinit në “Signal Iduna Park”, aty ku Haaland do të përshëndetet me tifozët e verdhezinjve.

Për kartonin e Haaland u përfshinë në garë shumë klube, si Raeli i Madridit, Barcelona, PSG-ja, Manchester United e Chelsea, por në fund garën e ka fituar Manchester City dhe një rol mjaft të rëndësishëm ka luajtur spanjolli Pep Guardiola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat