Drejt largimit nga Chelsea

Futboll

Drejt largimit nga Chelsea

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:22
Drejt largimit nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga është duke planifikuar largimin e tij nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

“Blutë” thyen rekordin e transferimeve për një portier kur transferuan spanjollin nga Athletic Bilbao për 80 milionë në verën e vitit 2018.

Megjithatë, pas transferimit së Edouard Mendyt në vitin 2020, Kepa humbi pozitën e titullarit te skuadra londineze dhe që nga ajo kohë është vetëm si portier i dytë.

Sipas “Fichajes”, 27-vjeçari po planifikon të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës, pasi është në kërkim të më shumë minutave.

Juventusi, Newcastle United dhe Lazio thuhet se janë klubet e interesuara për Kepa Arrizabalagan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat