Xavi flet për fitoren dhe për eksperimentet që i bëri mbrëmë

Futboll

Xavi flet për fitoren dhe për eksperimentet që i bëri mbrëmë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 08:43
Xavi flet për fitoren dhe për eksperimentet që i bëri mbrëmë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka komentuar fitoren në shtëpi 3:1 të arritur ndaj Celta Vigos.

Ai thotë se bëri eksperimente në këtë ndeshje, të cilën e fitoi falë dy golave të Pierre-Emerick Aubameyangut dhe një të Memphis Depayt.

“Ishim efikasë, por nuk e kemi bërë një lojë të mirë. Kur e morën superioritetin numerik ishte më e lehtë, ndërsa 11 kundër 11 na mungoi kjartësia e lojës, sidomos në pjesën e parë”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll për mediumin “Marca”.

Katalunasit luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më shumë pas ndëshkimit me karton të lojtarit mysafir, Murillo.

Dhe, kjo ishte një mundësi për trajnerin Xavi të bëjë eksperimente.

“Kemi provuar ta ndryshojmë sistemin, duke e provuar lojën me tre qendërmbrojtës, me Jordi Alban e Dani Alvesin, që hynin në thellësi të fushës. Nuk kemi ushtruar shumë për këtë konfigurim dhe nuk ishim rehat me këtë formacion, kështu që në fund e ndryshuam modulin e ri. Duke e thënë këtë, gjërat nuk ishin të qeta”, përfundoi Xavi.

Barcelona e siguroi në fundjavë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, ndërsa gjendet në vendin e dytë, shumë larg kampionit të ri spanjoll, Real Madrid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat