Maqedonia e Veriut pa Ademin

Futboll

Maqedonia e Veriut pa Ademin

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:29
Maqedonia e Veriut pa Ademin

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bobi Milevski, do të jetë pa shërbimet futbollistit me përvojë, Arian Ademi po ashtu edhe të Adis Jahovi.

Këta lojtarë mungojnë për katër ndeshjet e qershorit në startin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Siç ka mësuar media maqedone “Ekipa”, për shkak të sezonit jashtëzakonisht të vështirë dhe dëmtimeve të vazhdueshme gjatë gjithë pjesës pranverore të kampionatit, Arian Ademi do të lirohet nga detyrimet në kombëtare në qershor si një mundësi për një pushim më të gjatë dhe përgatitje më të mirë për ndeshjen tjera të garave.

Kësaj radhe në Ligën e Kombeve, divizioni C, Maqedonia është në Grupin 4, fillimisht do ta nisë me vizitën ndaj Bullgarisë në Razgrad më 2 qershor, më 5 qershor në Gjibraltar, më pas dy ndeshje në shtëpi, fillimisht më 9 qershor kundër Gjeorgjisë dhe më 12 qershor kundër Gjibraltarit në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat