Barcelona zbulon gjendjen shëndetësore të Arauajo

Futboll

Barcelona zbulon gjendjen shëndetësore të Arauajo

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:32
Barcelona zbulon gjendjen shëndetësore të Arauajo

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauajo u dëmtua rëndë në ndeshjen e mbrëmshme që katalanasit zhvilluan në “Camp Nou” me Celta Vigon, takim që u mbyll me fitoren 3-1 të vendasve.

Momente paniku në minutën e 65-të të saj, kur Arauajo u përplas me Gavin kokë më kokë, me mbrojtësin që ra pa ndjenja në tokë, teksa është dashur që lojtari të dërgohet menjëherë në spital.

Ai menjëherë është dërguar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë – por duket se tashmë është shëruar dhe është liruar nga spitali. Këtë e ka konfirmuar klubi i Barçës në Tëitter.

“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar të suksesshme dhe ai ka dalë nga spitali”, njofton klubi i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat