Kukësi mendon për ndeshjen e radhës

Futboll

Kukësi mendon për ndeshjen e radhës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:23
Kukësi mendon për ndeshjen e radhës

Llogaritë e Kukësit për Evropën u ndërlikuan shumë pas humbjes me Vllazninë, teksa tani verilindorët e shohin veten në vendin e pestë të renditjes, kur kanë mbetur dhe tre javë nga fundi.

Skuadra e Diego Longos ka mundur vetëm Dinamon në 13 ndeshjet e fundit në kampionat dhe do i duhet një mrekulli për të arritur zonën evropiane, aq më tepër që tani jo gjithçka është në dorën e tyre.

Ekipi kuksian i gëzohet kalendarit, që në në javët e fundit do të takohet me Skënderbeun, Dinamon dhe Tiranën. Dy prej këtyre takimeve, ekipi verilindor do i luajë në Kukës Arena. Në javën e 34-të vizitor në Kukës do të jetë Skënderbeu, që matematikisht ra nga kategoria në përballjen e fundit, ndaj një kundërshtari që nuk ka objektiva, skuadra e Longos ka dhe motivin për të marrë fitoren e parë në shtëpi.

Ndeshja e radhës do të jetë me Dinamon që vetëm matematika e mban ende në lojë për të qëndruar në Superiore, e në Kukës mbetet për t’u parë nëse do të udhëtojë ende me objektivin mbijetesë.

Në fund do të jetë takimi me Tiranën, që tani e ka siguruar titullun kampion dhe nuk ka më llogari në kampionat. Sigurisht nuk do të jetë një ndeshje për t’u anashkaluar sepse bardheblutë do të kërkojnë ta festojnë titulli siç duhet, por në anën tjetër nuk e kanë presionin që mund të ketë Kukësi.

Verilindorët duhet që së paku të marrin maksiumin në tre ndeshjet që kanë mbetur e më pas të kryqëzojnë gishtat se Vllaznia dhe Partizani do të hasin probleme në rrugët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat