Nga Belgjika zbulojnë sekretin e De Bruynes

Futboll

Nga Belgjika zbulojnë sekretin e De Bruynes

Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:29
Nga Belgjika zbulojnë sekretin e De Bruynes

Kevin De Bruyne ishte padyshim heroi i Manchester Cityt në mbrëmjen e së mërkurës ku skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Wolverhampton teksa belgu ishte autor i katër golave, nga të cilat tre i shënoi në harkun kohor të 24 minutave.

Por, një tjetër detaj interesant rreth tre golave të parë të De Bruyne lidhet me faktin se fantazisti i shënoi ato me këmbën e tij më të dobët, të majtën. Sigurisht, nëse mund të konsiderohet këmba e dobët pasi 30-vjeçari ka treguar se di ta përdorë mirë të majtën ndërsa nga Belgjika zbulojnë se nuk është rastësi aftësia e De Bruyne për të goditur me të dyja këmbët.

Sipas gazetarit Kristof Terreur, kur ende ishte fëmijë dhe sapo kishte “hedhur hapat e parë” në botën e futbollit, fqinji e kishte detyruar lojtarin aktual të Cityt të niste dhe të praktikonte goditjet me të majtën pasi e djathta ishte mjaftueshëm e fuqishme sa nëpërmjet saj, De Bruyne të shkatërronte lulet e komshiut të tij. Në këtë formë, lulet e fqinjit të De Bruyne do të ishin më të sigurta pasi në atë kohë, futbollisti nuk kishte mjaftueshëm fuqi tek e majta.

Një detaj interesant, pasi në këtë formë De Bruyne ka nisur të “gradojë” siç duhet edhe të majtën për t’u shndërruar në një lojtar të kompletuar dhe një nga “xhevahirët” më të çmuar të trajnerit Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat