Guardiola: Haaland, një talent i jashtëzakonshëm

Futboll

Guardiola: Haaland, një talent i jashtëzakonshëm

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:03
Guardiola: Haaland, një talent i jashtëzakonshëm

Kampioni aktual anglez e zyrtarizoi së fundmi përforcimin më të ri dhe sulmuesi norvegjez do të luajë nën drejtimin e trajnerit spanjoll nga sezoni i ardhshëm.

E ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut thotë se i pëlqen të punojë me lojtarë të kalibrit të futbollistit aktual të Borussia Dortmundit, i cili mund ta ndihmojë atë të arrijë suksese të reja dhe të ngritet si trajner.

“Haaland do të adaptohet shpejt në mënyrën se si duam të luajmë ne. Një sinjal i mirë për të ardhmen, shpresoj që do të jetë këtu për shumë vite”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Mua më pëlqen të punoj me lojtarë të mëdhenj. Ata të bëjnë trajner të mirë. Një talent i jashtëzakonshëm, do ta ndihmojmë atë sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi Guardiola.

Haaland do ta mbyllë këtë sezon me Verdhezinjtë në Gjermani, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të mundohet ta ndihmojë ekipin ku luajti edhe babai i tij.

Raportohet se ish-futbollisti i Salzburgut i ka kushtuar Cityt afro 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat