Bayerni po dorëzohet sa i përket Robert Lewandowskit

Futboll

Bayerni po dorëzohet sa i përket Robert Lewandowskit

Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:14
Bayerni po dorëzohet sa i përket Robert Lewandowskit

Bayern Munihu ka nisur të dorëzohet sa i përket Robert Lewandowskit.

Gjiganti bavarez është munduar deri tash ta bind sulmuesin polak të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Mirëpo, futbollisti më i mirë në botë në dy vjetët e fundit, i shpallur nga FIFA, i ka idetë e qarta.

Përfaqësuesi polak dëshiron të largohet nga kampioni gjerman dhe ta provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur mbi të gjitha Barcelona, e cila i ka nisur tashmë bisedimet me lojtarin, por jo edhe me gjigantin gjerman.

Dhe, mediumi “Bild” raporton se Bayerni e ka vendosur tashmë çmimin e kartonit të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Bayerni do ta lë veteranin e sulmit të largohet për një ofertë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Pra, Barça dhe klubet tjera të interesuara e dinë tashmë se sa duhet t’i paguajnë nëse duan ta bëjnë të vetin sulmuesin e rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat