Barcelona vendos për të ardhmen e Depay-t

Futboll

Barcelona vendos për të ardhmen e Depay-t

Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:31
Barcelona vendos për të ardhmen e Depay-t

Ndërsa kontrata e Memphis Depay përfundon në vitin 2023, Barcelona dëshiron të rinovojë për të shmangur rrezikun për ta humbur atë me parametra zero.

Lojtari ka parë shumë pak minuta që nga ardhja e Xavi-t në krye të stolit të Barçës, ndryshe nga koha kur skuadra drejtohej nga Ronald Koeman, Memphis Depay tashmë është në pikëpyetje për të ardhmen.

Megjithatë, trajneri i Barçës së fundmi i dërgoi një mesazh sulmuesit të tij në një konferencë për shtyp: “Memphis është një lider. Ai mund të shënojë gola dhe të luajë shumë mirë. Duhet ta vlerësojmë. Do të shohim se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai bën diferencën, është lider, i gjithanshëm, punon mirë, ka një synim… duhet ta vlerësosh shumë”.

Referuar kësaj deklarate tashmë zgjatja e kontratës duket se zgjidhja më e mundshme. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barcelona po shqyrton seriozisht idenë e zgjatjes aë kontratës së Memphis Depay.

Barça absolutisht nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë atë të largohet me parametra zero brenda një viti, prandaj, klubi katalanas do të jetë i hapur ndaj ofertave të mundshme këtë verë, por gjithsesi synimi kryesor mbetet zgjatja kontratës së Depay. Teksa një vendim përfundimtar do të merret në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat