Paguan 1200 euro një shishe birrë

Futboll

Paguan 1200 euro një shishe birrë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:44
Paguan 1200 euro një shishe birrë

Tifozët e Interit kanë festuar mbrëmë gjatë një sukses në Kupën e Italisë ndaj rivaleve historikë.

Fitoret ndaj Juventusit shijojnë gjithmonë shumë për zikaltërit, aq më shumë kur bëhet fjalë për të siguruar një trofe përballë tyre.

Kështu ka qenë edhe mbrëmë, kur tifozët i ka pushtuar entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe euforia të cilën e kanë shprehur edhe gjatë ndeshjes, edhe pse në disa momente e kaluan cakun, duke sjellë ndëshkim për klubin.

Komisionet disiplinore të Federatës Italiane kanë gjobitur me 6 mijë euro Interin pasi është konstatuar se gjatë finales, tifozë të zikaltërve kanë hedhur 5 shishe birrë në fushë.

1200 euro për çdo shishe është një shifër me të vërtetë e lartë, por të cilën me siguri klubi do ta paguante vazhdimisht nëse do të sillte suksese e trofe të tjerë përballë armiqve historikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat