Një tjetër klub italian kërkon argjentinasin

Futboll

Një tjetër klub italian kërkon argjentinasin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:37
Një tjetër klub italian kërkon argjentinasin

Lista e klubeve që po tentojnë një marrëveshje me Paulo Dybala është e gjatë. Interi është një mundësi konkrete për lojtarin argjentinas, i cili do të largohet me parametra zero nga Juventusi në fund të sezonit.

Interesim ka edhe nga Premier League e La Liga. Manchester United, Arsenal, Tottenham, Newcastle, Barcelona dhe Sevilla, por jo vetëm. Corriere dello Sport shkruan se në garë për 28-vjeçarin argjentinas ndodhet edhe Roma.

“Je futbollist i madh, do më pëlqente shumë të stërvitja një si ty”, iu drejtua lojtarit latin Jose Mourinho pas ndeshjes së fundit Roma-Juventus në “Olimpico”, ndërkohë që agjenti i Dybala ka programuar një takim me Thiago Pinto, drejtorin sportiv të klubit kryeqytetas.

Roma e tundon jo pak, pasi Dybala nuk do largohej nga Italia dhe do ishte në qendër të projektit tek ekipi verdhekuq, por më parë duhet dëgjuar oferta nga kryeqyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat