Lojtari pritet të rikthehet tek Interi

Futboll

Lojtari pritet të rikthehet tek Interi

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:41
Lojtari pritet të rikthehet tek Interi

Valentino Lazaro është i destinuar të kthehet tek Interi.

Max Hagmayer, agjeti i anësorit, ka folur për “A Bola” në lidhje me këtë çështje.

“A do të largohet Valentino nga Benfica? Tani për tani po. Ata nuk do e paguajnë kartonin e tij.

Ne nuk duam që ai të mbetet një lojtar që transferohet gjithmonë në formë huazimi”, është shprehur agjenti i lojtarit.

Valentino Lazaro është në pronësi të Interit, dhe kështu ai do të rikthehet në fund të sezonit te klubi zikaltër, ku sigurisht Interi do të kërkojë një klub për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat