Lukaku reagon ndaj agjentit të tij

Futboll

Lukaku reagon ndaj agjentit të tij

Më: 14 maj 2022 Në ora: 00:11
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka reaguar pasi agjenti i tij kishte lënë mundësinë për largimin e mundshëm të belgut nga Chelsea.

E ardhmja e Lukaku ka qenë një temë mjaft e diskutueshme kohën e fundit.

Shumë lajme raportuan se sulmuesi belg nuk është i kënaqur me rikthim e tij te Chelsea, andaj do të largohet gjatë verës.

Edhe agjenti i sulmuesit, Federico Pastorello, u duk se e la të hapur derën për një lëvizje gjatë një interviste për La Repubblica.

Por Lukaku pretendon se askush nuk kishte të drejtë të fliste në emër të tij, ndërsa ai është i fokusuar në lojën e tij në fushë.

Më ua përcjellim reagimin e lojtarin në Instagramin e tij:

Kurrë nuk do të lejoj dikë të flasë për mua.

E mbajta gojën mbyllur dhe u fokusova për të ndihmuar ekipin dhe për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pra, nëse dikush atje përpiqet të thotë diçka për mua dhe klubin, jo në emrin tim”.

“Kurrë nuk do të lejoj dikë të flasë për mua” – Lukaku godet pasi agjenti sugjeron largimin nga Chelsea

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat