Guardiola hesht përgjithmonë dy figurat e njohura te Manchester Utd

Futboll

Guardiola hesht përgjithmonë dy figurat e njohura te Manchester Utd

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:24
Guardiola hesht përgjithmonë dy figurat e njohura te Manchester Utd

Manchester City u eliminua në një ndeshje dramatike nga Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League, kur ata pësuan dy gola në fund të ndeshjes së kthimit dhe më pas u eliminuan në kohën shtesë nga Benzema.

Ish-lojtarët e Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov e përdorën këtë rast për të kritikuar trajnerin e Citizens, Pep Guardiola.

Veçanërisht bullgari u dallua me kritikat e tij, i cili tha se në ndeshjen kundër Real Madridit e panë që City është një ekip i vogël, pra se lojtarët e ekspertit spanjoll nuk kanë karakter.

Guardiola tani ka gjetur një mënyrë të shkëlqyer për t’iu kundërpërgjigjur, duke i kujtuar se ishte ai që shkatërroi dy herë ëndrrat e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2009 dhe 2011, kur mundën Manchester Unitedin e tyre në finalen e Champions League.

“Epo, nuk e pashë atë person me karakter të fortë te ta kur i shkatërruam në dy finale të Champions League”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat