Chiellini arrin marrëveshje me klubin e ri

Futboll

Chiellini arrin marrëveshje me klubin e ri

Më: 15 maj 2022 Në ora: 06:49
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Pavarësisht se ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, mbrojtësi italian do të largohet si lojtar i lirë.

Chiellini dhe Juventusi do të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme. 

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se 37-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Los Angeles.

Ish-mbrojtësi i Livornos e Fiorentinas thuhet se do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare. 

Kujtojmë se Giorgio Chiellini ditë më parë konfirmoi se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas përfundimit të sezonit.

Ky largim i tij nga “Allianz Stadium” vije pas 17 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat