Drejtuesit e Stuttgart shpërblejnë japonezin

Futboll

Drejtuesit e Stuttgart shpërblejnë japonezin

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:36
Drejtuesit e Stuttgart shpërblejnë japonezin

Stuttgart ka një “hero” të ri. Wataru Endo, mund të jetë një emër i panjohur, por jo në Gjermani, e aq më pak në shtëpinë e Stuttgart-it.

Japonezi, realizoi golin vendimtar të sezonit ndaj Koln, në fitoren 2-1 në ndeshjen e javës së 34-ët në Bundesliga, duke shpëtuar skuadrën nga mbijetesa, zona “Play-Out”. Stuttgart e mbylli edicionin 2021-2022 në vendin e 15-të me 33 pikë, po aq sa Hertha Berlin, por falë golavarazhit pozitiv (sipas rregullores së Bundesliga-s), ia doli të shpëtonte, pa pasur nevojë që të luajë një ndeshje shtesë.

Por, kush është Wataru Endo?

29-vjeçari japonez është pjesë e gjermanëve nga sezoni 2019-2020 dhe mbylli edicionin e tij të dytë në Bundesliga. 

Deri në vitin 2018 ishte një emër krejtësisht i panjohur për “kontinentin e vjetër”, pasi karriera e mesfushorit ishte përqendruar në vendlindje, Japoni. Hapin e parë në karrierë e hodhi në Belgjikë, me aventurën 2-vjeçare te St. Truiden. Endo u bashkua me Stuttgart kur ekipi militonte në kategorinë e dytë (Bundesliga 2) dhe shumë shpejt u kthye në një pikë referimi, ndërsa me mbylljen e këtij edicioni, japonezi numëron 92 ndeshje dhe 7 gola me “The Reds”.

Drejtuesit e pesë herë kampionëve të Gjermanisë po mendojnë që gjatë verës, mesfushorit të lindur në Yokohama t’i ofrohet një rritje e lehtë page, në formë shpërblimi, pasi kontrata aktuale e japonezit skadon në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat