Everton rrezikon mbetjen në ligë

Futboll

Everton rrezikon mbetjen në ligë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:37
Everton rrezikon mbetjen në ligë

Edhe pas ndeshjes ndaj Brentfort, Everton nuk ka mundur që t’i shpëtojë zonës së mbijetesës. Ekipi i Lampard është mundur në shtëpi me rezultatin 2-3, ndërsa e ka mbyllur këtë sfidë me nëntë lojtarë.

Everton shënuan të parët me Calvert-Lewin në minutën e 10’, por vetëm 8 minuta më pas do të mbeste me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas ndëshkimit të Branthwaite me karton të kuq. Më pas në minutën e 37’ autogoli i Coleman do i dhuronte barazimin ekipit të Frank. Megjithatë vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pasi Richarlson shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë në fraksionin e dytë Brentford mori dominimin total të sfidës dhe në minutën e 62’ do të barazonte sërish, për të përmbysur vetëm dy minuta më pas me golin e Henry.

Në minutën e 88’ Everton do të mbeste me 9 lojtarë në fushën e lojës, pasi Rondon i cili kishte vetëm katër minuta në fushën e lojës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas raundit të 37-të të Premier League, Everton renditet në vend të 16-të me 36 pikë, teksa Brentford qëndron në pozicionin e 11-të me 46 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat