Hernandez: Unë bëj gjithçka për Milanin

Futboll

Hernandez: Unë bëj gjithçka për Milanin

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:01
Hernandez: Unë bëj gjithçka për Milanin

Milan mori një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës, me kuqezinjtë që shënuan me Leao dhe Theo Hernandez, me këtë të fundit që realizoi ndoshta dhe golin më të bukur në karrierë, pasi arriti të tunde rrjetën nga 70 metra largësi.

Pas ndeshjes, francezi u shpreh shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij,  ndërsa e cilësoi edhe goli më të bukur të jetës së tij.

“Unë bëj gjithçka për këtë ekip. Është një mbrëmje vërtetë e pabesueshme me tifozët tanë. Më pëlqen të luaj për Milanin.

“Goli? Dola përpara dhe i thashë vetes të shkoja deri në fund.

Shënova një gol të pabesueshëm. Merita i takon të gjithë ekipit dhe gjithashtu tifozëve. Është një mbrëmje e pabesueshme. Është goli më i rëndësishëm i jetës time”, përfundoi Theo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat