​Ndeshja e fundit për Dybalan, Juventus-Lazio, formacionet e mundshme

Futboll

​Ndeshja e fundit për Dybalan, Juventus-Lazio, formacionet e mundshme

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Juventusi dhe Lazio do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45 në xhiron e parafundit në Serie-A, por kjo sfidë nuk do të ketë asnjë ndikim në renditjen tabelare pavarësisht nga rezultati që mund të dal nga kjo sfidë.

“Zonja e Vjetër” pozicionohet në vendin e katërt me 69 pikë dhe tashmë edhe matematikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Lazio është një pozitë më poshtë me 62 pikë.

Kjo sfidë do të jetë e fundit për Paulo Dybalan në radhët e Juventusit. Argjentinasi dje përmes një letre njoftoi se do të largohet nga Juventusi dhe se kjo do të jetë sfida e fundit për të me fanellën bardhezi.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; Zakaria, Miretti; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Cabral, Zaccagni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat