Bronckhorst: Ne jemi këtu sepse e merituam

Futboll

Bronckhorst: Ne jemi këtu sepse e merituam

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:16
Bronckhorst: Ne jemi këtu sepse e merituam

Finalja e pestë europiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. Klubi nga Skocia do të ndeshet me gjermanët e Eintracht Frankfurt këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe këtë finale do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Rangers, Giovanni van Bronckhorst, i cili në të kaluarën e tij si lojtar ka fituar 5 trofe me këtë skuadër, ka triumfuar në arenën europiane dhe shpreson që diçka të tillë ta përsërisë edhe në postin e trajnerit.

Jam shumë krenar për këtë arritje.

Jo shumë lojtarë mund të luajnë finalet evropiane, nuk është për çdo lojtar dhe çdo skuadër. Ne jemi këtu sepse e merituam dhe tani nuk duam të ndalemi, duam të dërgojmë trofeun në shtëpi. Kur të jemi në fushë duhet të harrojmë çdo gjë, duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Është e një ndjesi e jashtëzakonshme.” – deklaroi Giovanni van Bronckhorst, menaxheri i Rangers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat