Legjendat angleze e kritikojnë Xhakën, kjo është arsyeja

Futboll

Legjendat angleze e kritikojnë Xhakën, kjo është arsyeja

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:20
Legjendat angleze e kritikojnë Xhakën, kjo është arsyeja

Legjendat angleze e kanë kritikuar Granit Xhakën për deklaratat e tij të rënda pas humbjes nga Newcastle, 0:2.

Futbollisti kosovar i kritikoi ashpër bashkëlojtarët e tij, duke thënë se lojtarët nuk e bënë atë që e kërkoi trajneri Mikel Arteta dhe se ky ekip, me këtë lojë nuk e meriton të luajë as në Europa League, e lërë më në Champions League.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i legjendës së Manchester United, Gary Neville.

Sipas ish-futbollistit anglez, kapiteni i Zvicrës është treguar i turpshëm me veprimet e tij në të kaluarën.

“Unë ju them se ai (Xhaka) ka qenë një turp kohë pas kohe në katër apo pesë vjetët e fundit. Unë nuk e di se çka të marr nga ajo intervistë. Mendoj se e kam dëgjuar duke thënë që lojtarët duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë topa. Mendoj se kjo është ajo që e ka thënë dhe shpresoj që nuk e ka thënë këtë për lojtarët e rinj”, u shpreh ish-mbrojtësi i djathtë i Kombëtares angleze.

Ndërkohë, edhe ish-futbollisti tjetër anglez, Jamie Carragher është treguar kritik ndaj Xhakës.

“Ai ka dhënë deklarata të forta dhe ne na pëlqejnë lojtarët që janë direktë. Mirëpo, nga eksperienca ime, e them se më mirë është që të japësh gjithçka në fushë, që të flasë fusha.

Nuk bën që të kritikohen të rinjtë që ndoshta ka menduar se nuk janë ende gati dhe t’i godasë përmes intervistës.

Është një lojtar me eksperiencë për të thënë se lojtarët nuk janë të gatshëm, që nuk po luftonin në maksimum”, deklaroi ish-futbollisti i Liverpoolit, i cili po ashtu është analist.

Arsenali ka nevojë që Tottenhami të humbasë nga Norwichi në xhiron e fundit dhe ta mposht Evertonin në shtëpi për të përfunduar në Top 4.

Një mision i vështirë, por futbollit nuk i dihet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat