Strakosha është duke negociuar

Futboll

Strakosha është duke negociuar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:49
Strakosha është duke negociuar

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me shumë mundësi do të largohet me parametra zero nga Lacio.

Sipas asaj që raporton “TuttmoMercatoWeb”, gardiani kuqezi është duke negociuar me skuadrën që ka siguruar ngjitjen sezonin e ardhshëm në Premier Ligë, Fulhamin.

Problemi i vetëm mes Strakoshës dhe klubit të njohur londinez janë bonuset e lidhura me firmën në kontratë, ku britanikët thonë që është relativisht e lartë.

Në ditët në vijim, palët do të rikthehen të ulen dhe negociojnë sërish, për të arritur te “tymi i bardhë”.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lacios, Thomas Strakosha është aktivizuar në total në Serinë A, në 22 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat