Hidhet shorti për finalen e Kupës së Kosovës, Drita në cilësinë e skuadrës vendase

Futboll

Hidhet shorti për finalen e Kupës së Kosovës, Drita në cilësinë e skuadrës vendase

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:51
Hidhet shorti për finalen e Kupës së Kosovës, Drita në cilësinë e skuadrës vendase

Llapi e Drita do të luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll ndeshje kjo që do të luhet me 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Tashmë edhe është tërhequr shorti se cila skuadër do të cilësohet si vendase dhe cila pjesë e tribunave iu takojnë tifozëve.

Kështu “Legjendat” do të jenë në Jug ndërsa ata të Dritës “Intelektualët” në Veri.

“Sot më datë 18.05.2022 në selinë e FFK-së, në praninë e përfaqësuesve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Dritës dhe Llapit është bërë tërheqja e shortit ku është përcaktuar ekipi vendas, Drita, e ekipi mysafir Llapi. Sipas shortit, tifozëve tanë “Legjendave” u takon tribuna në sektorin Jug, kapaciteti i së cilës është 2613 tifozë.

“Finalja e Kupës së Kosovës, Drita – Llapi zhvillohet më 26 maj nga ora 20:00 në Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat