Trajneri i Frankfurtit komenton finalen e Europa League

Futboll

Trajneri i Frankfurtit komenton finalen e Europa League

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:58
Trajneri i Frankfurtit komenton finalen e Europa League

Finalja e sotme nuk është takim për historinë vetëm për Eintrahtin e Frankfurtit, por edhe për trajnerin e këtij ekipi, Oliver Glasner.

Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e “Shqiponjave” të Frankfurtit, ai synon të bëhet i pari trajner austriak pas Ernts Hapel që udhëhiqte Hamburgun në suksesin e vitit 1983.

Para se të merrte Frankfurtin, ai ka drejtuar Ridin, Laskun dhe Volfsburgun. Duke folur para takimit, ai ka theksuar se detyra e skuadrës është të ngrejë trofeun. Kujtojmë se në rrugën drejt finales Frankfurti eliminoi favoritët e turneut, Barcelonën.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi bërë një rrugë të gjatë e të mundimshme deri këtu dhe tani që ndodhemi në finale duhet të fitojmë trofeun.

Nuk mendoj se në këtë ndeshje ka një skuadër favorite, jemi dy klube të rëndësishme, por shpresoj që në fund të jemi ne që do të festojmë trofeun. Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë”, ka thënë Oliver Glasner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat