Tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre!

Futboll

Tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:01
Tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre!

Tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre!

Frankfurti ka fituar trofeun e Europa Ligës ndaj skocezëve të Rejnxhërsit, falë penalltive, ku në 120 minuta lojë sfida u mbyll në barazimin 1-1, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” të Seviljes.

Përveç atmosferës së jashtëzakonshme në stadiumin e njohur andaluzian, tifozët gjermanë të Frankfurtit nuk janë përmbajtur duke ndezur atmosferën në stadiumin e tyre në “Deutsche Bank Park” pas fitimit të trofeut të Europa Ligës, ku një trofe europian u mungonte prej 42 vitesh, ekzaktësisht pas triumfit në Kupën UEFA në sezonin 1979/1980.

Mbi 50.000 tifozë kanë mbushur stadiumin në shtëpinë e tyre duke festuar këtë sukses. Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat