Aliji, talenti i madh që ëndërron klubin e madh

Futboll

Aliji, talenti i madh që ëndërron klubin e madh

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:44
Aliji, talenti i madh që ëndërron klubin e madh (VIDEO)

Në klubin e futbollit Vardari (gjenerata 2004) nga Shkupi po rritet një talent i futbollit, i cili në të ardhmen pritet të ketë karrierë të madhe, shkruan Open-TV.

Bëhet fjalë për Altin Aliji, i lindur më 25 gusht të vitit 2006.

Ai me futboll ka nisur të merret që nga viti 2011, kur ishte pesëvjecar.

Altini luan në pozitën e sulmusit qendror te ekipi i tij. Edhe pse është i lindur në vitin 2006, Altini luan për gjeneratën e vitit 2004.

15-vjecari po cilësohet si e ardhmja e klubit të Vardarit, pasi talenti i tij për futbollin po dëshmohet pothuajse në çdo ndeshje.

Trajner i tij te Vardari është Pepi Gorgiev.

Talenti i futbollit Altin Aliji përvec se është titullar te Vardari, ai është edhe lojtar i reprezentacionit të Maqedonisë (U16), që drejtohet nga selektori Vujadin Stanojkovic.

Së fundmi, Altini në ndeshjen kundër Republikës së Irlandës shënoi një gol të bukur.

Nga klubet europiane, Altin Alji është admirues i klubit mbretëror Real Madrid dhe ëndrra e tij e madhe është që një ditë vesh fanellën e këtij klubi të madh në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat