Një tjetër yll i Juventusit largohet si Dybala

Futboll

Një tjetër yll i Juventusit largohet si Dybala

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:15
Një tjetër yll i Juventusit largohet si Dybala

Edhe Federico Bernardeschi do t’i japë fund aventurës së tij tek Juventus-i. Sulmuesi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin bardhezi.

Ajo në “Franchi” kundër Fiorentina-s do të jetë ndeshja e tij e fundit me Zonjën e Vjetër për lojtarin e Italisë, që në pesë sezonet në Torino ka luajtur 182 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet.

Vendimi është marrë pas një përballje me tone të larta mes klubit dhe menaxherit të Bernardeschi-t, Federico Pastorello. Sipas Corriere dello Sport, lojtari donte të qëndronte në Torino por kërkesat ekonomike nuk kanë qenë në linjë me idenë e klubit.

Ndeshja e tij e fundit me bardhezinjtë kundër Fiorentina-s përfaqëson një mbyllje të rrethit për Bernardeschi-in, i rritur pikërisht në klubin vjollcë, nga i cili është larguar në 2017-ën.

Pesë vitet e kaluar tek Juventus-i janë karakterizuar nga më shumë ulje se ngritje, të paktën duke marrë parasysh 40 milionë eurot e shpenzuara nga bardhezinjtë për ta marrë. Mes klubeve e interesuara për të tani është Galatasaray.

Nel 2017-ën, në momentin e shitjes, dy klubet kanë rënë dakord jo vetëm për pagesën e 40 milionë eurove, por edhe një klauzolë për një shitje të ardhshme të lojtarit.

Në fakt, klubit vjollcë do t’i kishte shkuar 10% e shumës, deri në një maksimum prej 5 milionë eurosh. Para këto që klubi i Commisso-s nuk do të mund t’i përfitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat