Zbulon arsyet e largimit nga Chelsea

Futboll

Zbulon arsyet e largimit nga Chelsea

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:52
Zbulon arsyet e largimit nga Chelsea

Pas 5 sezonesh mjaft pozitive me fanellën e Chelsea-t, gjermani Antonio Rudiger ka vendosur të largohet, pasi ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit dhe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll në fillim të verës.

Duke folur për mediat britanike, mbrojtësi gjerman evidenton dashurinë për klubin londinez dhe zbulon se shkak i divorcit është ngurrimi i drejtuesve të Chelsea-t për t’i ofruar një kontratë të re.

“Chelsea është shtëpia ime, pasi kam kaluar 5 vire të mrekullueshme, duke fituar edhe trofe të shumta. Do të doja të rrija shumë gjatë këtu, por klubi ngurroi të më ofronte një kontratë.

Prej shtatorit të kaluar, deri në janar, ata më lanë në harresë dhe unë nuk mund të vazhdoja përpara me pasiguri për të ardhmen.

Më pas filloi interesimi i klubeve të tjera dhe vendosa të zgjedh njërin për të ardhmen. Përveç çështjes së kontratës, nuk kam asnjë pakënaqësi tjetër me klubin dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, deklaroi Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat