Për Dest kanë shprehur interesim disa skuadra

Futboll

Për Dest kanë shprehur interesim disa skuadra

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:46
Për Dest kanë shprehur interesim disa skuadra

Sergino Dest pritet të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi i djathtë amerikan u transferua me shumë bujë në Camp Nou, por me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla.

21-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, ku ka bërë tre asistime, por që në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë.

Katalunasit synojnë që nga shitja e amerikanit të fitojnë rreth 20 milionë euro dhe tanimë po presin ofertën e duhur.

Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e Barcelonës e kanë ofruar mbrojtësin anësorë tek tri skuadrat angleze, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Të tri këto skuadra janë duke menduar nëse do të bëjnë ofertë për reprezentuesin amerikan ose jo.

Vlen të theksohet se interesim për Dest kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Roma, Napoli dhe Bayern Munich.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat