Nikaj i flet pas fitores ndaj Lirisë

Futboll

Nikaj i flet pas fitores ndaj Lirisë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:36
Nikaj i flet pas fitores ndaj Lirisë

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lirisë.

Nikaj ishte i emocionuar pas fitores që i siguron edhe një ndeshje ndaj skuadrës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, e që ai dëshiron të jetë Prishtina.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa vushtrriasit ishin më të saktë në penallti.

“Jam shumë i lidhur me Vushtrrinë emocioni është shumë i madh dhe kam edhe tani. Është diçka e veçantë nuk kemi arritur asgjë do të mundohemi edhe lojën e ardhshëm të kemi të njëjtën paraqitje dhe të luajmë kështu me zemër si në këtë përballje”.

“Do të dëshiroja që takimin për inkuadrim në Superligë kundërshtar ta kemi Prishtinën pasi do të jetë një super ndeshje dhe një atmosferë fantastike për të dyja tifozëritë”.

“Jam shumë i emocionuar e kam dashur Vushtrrinë dhe është qyteti imë i dytë dhe shtëpia ime e dytë pas Shkodrës”, ka thënë  Nikaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat