Osmani: Të fitojmë në finalen e vitit... 

Futboll

Osmani: Të fitojmë në finalen e vitit... 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:21
Osmani: Të fitojmë në finalen e vitit... 

Vushtrria synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra vushtrriase është një ndeshje larg qëllimit të saj!

Futbollisti me përvojë i Vushtrrisë, Labinot Osmani, është krenar me ekipin e tij, sidomos dje që ia dolën të mposhtin me penallti me rezultat 5:3 Lirinë e Prizrenit, në kuadër të ndeshjes së barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1 po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. 

Sulmuesi i Vushtrrisë tha se kanë një ekip të mirë dhe e meritojnë të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve.

“Ndeshjet e barazhit janë gjithmonë të paparashikueshme, gjithmonë ekipet mundohen të përgatiten për çdo detaj që mund të ndodh.

Ishte lojë e luftuar prej dyja skuadrave dhe një atmosferë e mrekullueshme që u krijua nga tifozeritë e veçanërisht nga ‘Forca’.

Gjithashtu edhe sfida tjetër mund të sjell gjithçka, ne do të mundohemi të përgatitemi maksimalisht dhe të provojmë të fitojmë edhe këtë finale.

Por gjithsesi se kemi pas një sezon shumë të mirë por qe fati nuk deshi që ne të inkuadrohemi direkt.
Shpresoj të arrijmë qëllimin dhe të fitojmë në finalen e vitit, pra në finalen e barazhit kundër ekipit të Superligës”,
thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat