Boshnjaku është i qartë sërish për Lewandowskin

Futboll

Boshnjaku është i qartë sërish për Lewandowskin

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:29
Boshnjaku është i qartë sërish për Lewandowskin

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamixhiqc, ka dhënë një intervistë për “Sport1” dhe sigurisht që ka prekur edhe temën e merkatos.

Boshnjaku ka qenë i qartë sërish për Lewandowskin, ndërkohë që ka konfirmuar edhe një afrim.

“Jemi në bisedime të mira me Gravenberch, duam të forcojmë skuadrën në çdo repart. Sa i takon Noussair Mazraoui, marrëveshja është e mbyllur dhe e kompletuar”.

“Lewandowski? Ai ka një kontratë deri në 2023 dhe do ta përmbushë atë. Nuk do të flasim për gjëra të brendshme, oferta e të tjera si këto.

Ne kemi respektin më të madh për Lewa. Bayern është sjellë gjithmonë në mënyrë korrekte me të”, ka deklaruar Hasan Salihamixhiq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat