Synon historinë me skuadrën shqiptare

Futboll

Synon historinë me skuadrën shqiptare

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:08
Synon historinë me skuadrën shqiptare

Sot në orën 17.00 në Strumicë, ekipi shqiptar Voska Sport e Ohrit, ndeshet me Tikveshin dhe me fitore do të ngjitet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Skuadra e Ohrit është vetëm 90 minuta larg një suksesi vërtet të bujshëm.

Rade Cicmiloviq, trajner i Voska Sport në pritje të ndeshjes së sotme në Strumicë, për “Sportmedia” ka thënë:

“Tikveshi është favorit, megjithatë kavadarët janë zyrtarisht në ligën e parë deri në këtë ndeshje. 

Kjo është arsyeja pse ata kanë atë rol të preferuar. Voska Sport po përgatitet për këtë ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe më besoni se me kë do që të luajmë nuk do të heqim dorë aq lehtë nga goli. Ai gol është një fitore që për ne si klub do të thotë histori”, tha trajneri i Voskës. 

Ai beson në skuadrën e tij, se Voska Sport ka lojtarë cilësorë që mund të sjellin gëzim për tifozët e klubit të tyre.

“Lojtarët janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo ndeshje, çfarë do të thotë ky kualifikim për ne.

Ne e respektojmë Tikveshin si klub, por kemi edhe kualitete për të garuar me skuadrat më të mira të PMFL-së. Kemi lojtarë që kanë qenë kampionë. Do të bëjmë çmos që të shkruajmë histori dhe t'i gëzojmë tifozët tanë”, ka përfunduar Cicmiloviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat