Totti: Si tifoz shkoj kudo për Romën  

Futboll

Totti: Si tifoz shkoj kudo për Romën  

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:01
Totti: Si tifoz shkoj kudo për Romën  

Legjenda e skuadrës së Romës, por edhe kombëtares Italiane, Francesco Totti ka rikonfirmuar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, të “verdhë e kuqve” kundër Feyenoord, që do të luhet më 25 maj në orën 21:00 në “Air Albania”.

Duke folur për mediet për humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur.

Ndërsa mbrëmjen e së hënës ai është pyetur sërish se nëse do të jetë në finalen e ekipit të Romës në Tiranë, pyetje së cilës Totti iu përgjigj duke thënë:

“Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat