Bayerni përforcohet

Futboll

Bayerni përforcohet

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:22
Bayerni përforcohet

Bajerni ka bërë një goditje në afatin kalimtar

Klubi bavarez ka arritur të transferojë me parametra zero Nuser Mazraui, mbrojtësin që sapo përfundoi sezonin me Ajaksin.

Marokeni 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Gjermanisë ku do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra nga Bavaria me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Gjatë sezonit që sapo u përfundua, Mazraui me fanellën e Ajaksit në kampionat është aktivizuar gjithsej në 25 ndeshje ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat