Tifozja shqiptare e Romës: Kam 26 vite që pres këtë moment

Futboll

Tifozja shqiptare e Romës: Kam 26 vite që pres këtë moment

Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:35
Tifozja shqiptare e Romës: Kam 26 vite që pres këtë moment

Roma ka tifozë edhe në Shqipëri. Njëra prej tyre ndau emocionet e saj në lidhje me finalen e nesërme të Conference League në “Air Albania”, duel ku skuadra e Jose Mourinhos do të sfidojë holandezët e Feyenoord.

“Ka 26 vite që pres këtë moment. 

Më kanë ofruar 2000 mijë euro për një biletë, por jam përgjigjur: të gjithë paratë e botës të më japin nuk e shes”, deklaroi tifozja verdhekuqe në prononcimin për “Digitalb Arena” në Supersport.

Më pas një koment për “Special One” dhe të preferuarin e ekipit italian: “Më pëlqen Mourinho, sepse di që të çon në finale. Uroj ta fitojmë Kupën. I preferuari im? Abraham”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat