Gundogan: Klopp ishte ndër të parët që më uroi

Futboll

Gundogan: Klopp ishte ndër të parët që më uroi

Më: 24 maj 2022 Në ora: 20:43
Gundogan: Klopp ishte ndër të parët që më uroi

Ilkay Gundogan ka zbuluar se Jurgen Klopp ishte një nga njerëzit e parë që e uroi atë për fitoren e titullit kampion të Manchester Cityt, pavarësisht se skuadra e tij Liverpooli përfundoi në vendin e dytë.

Gundogan doli nga pankina për të shënuar dy herë pasi City shënoi tre gola në një periudhë të jashtëzakonshme pesëminutëshe për të ardhur nga 2-0 për të mposhtur Aston Villa 3-2 në “Etihad Stadium” të dielën.

Fitorja dramatike bëri që City të kryesonte tabelën me vetëm një pikë më shumë se skuadra e Kloppit, por kjo nuk e pengoi trajnerit gjerman të uronte bashkatdhetarin e tij.

Gundogan e njeh mirë Kloppin pasi ka luajtur nën drejtimin e tij për katër vjet te Borussia Dortmundi midis viteve 2011 dhe 2015, përpara se ish-trajneri i Mainz-it të kalonte në “Anfield”.

Mesfushori u largua për në City një vit më vonë dhe ka fituar 11 trofe, përfshirë katër tituj të Premier Ligës.

Duke reflektuar mbi suksesin e tij të fundit, 31-vjeçari zbuloi se ish-trajneri i tij ishte ndër të parët për ta uruar.

“Ai ishte një nga të parët”, tha Gundogan për “Sport1".

“Ne gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin me respektin më të madh. Ai pati një tjetër sezon shumë të mirë me Liverpoolin dhe na e bëri jetën jashtëzakonisht të vështirë. Ai është thjesht një djalë dhe trajner i jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar me kalimin e viteve”, përfundoi Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat