Sulmuesja e Kosovës largohet nga Real Madridi

Futboll

Sulmuesja e Kosovës largohet nga Real Madridi

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:37
Sulmuesja e Kosovës largohet nga Real Madridi

Sulmuesja e Kosovës, Kosovare Asllani, largohet nga Real Madridi.

Shumë lojtare të Realit Madridit si dhe trajneri Alberto Toril nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së kryeqytetit spanjoll.

Gjithçka u bë e ditur pas humbjes përballë Barcelonë në “Kupën e Mbretëreshës”.

“Faleminderit për gjithçka Madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them përveçse do te kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.

Ky është mesazhi i Kosovare Asllanit, që mbyll përvojën e saj me fanellën e bardhë.

Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh, është aktivizuar me Real që nga viti 2020. Në 46 ndeshje në kampionat 32-vjeçarja ka mundur të realizojë 19 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat