Ja çfarë mbante Ballisti

Futboll

Ja çfarë mbante Ballisti

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:46
Ja çfarë mbante Ballisti

Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina, më mirë i njohur si “Ballisti”, u arrestua dje nga policia shqiptarë në Kukës.

Ndaj “Ballistit” kishte urdhër arresti pasi ishte i dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

E mediat shqiptare raportojnë se pas disa orësh, tifozi që u bë i njohur për lëshimin e dronit të famshëm në Beograd, u dërgua në Durrës.

Gjithnjë sipas mediave shqiptare, në dëshminë e tij pas arrestimit, “Ballisti” ka thënë se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe.

Serbia e kishte kërkuar ekstradimin e Ballistit për ta gjykuar në Beograd, pas kaosit që u shkaktua si rezultat i dronit të lëshuar në stadium në ndeshjen e famshme dhe të paharrueshme, Serbi – Shqipëri, e cila ishte ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat