Shifra marramendëse për Chelsea-n e ri

Futboll

Shifra marramendëse për Chelsea-n e ri

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:21
Shifra marramendëse për Chelsea-n e ri

235 milionë euro për merkaton. Shifra marramendëse për Chelsea-n e ri, gati të kalojë në duart e Todd Boehly. Është në krye të grupit që do të blejë klubin londinez për një shifër të përafërt me 5 milionë euro.

Dhe klubi duket se do të bëjë investime të rëndësishme në merkato për t’i dhuruar suksese të reja skuadrës së kryeqytetit lonidinez. Janë të shumtë lojtarët që mund të transferohen te Blues, edhe nga Seria A.

Klubet italiane mund të kenë nevojë për para dhe Chelsea mund të mbushe arkat e klubeve të Serisë A në merkaton e kësaj vere.

Calciomercato.it ka bërë një sondazh në Twitter në të cilin ka pyetur ndjekësit se cili lojtar i Serisë A do të ishte më i përshtatshëm për klubin anglez.

Rezultatet kanë qenë të ekuilibruara sepse ndjekësit nuk e kanë patur shumë të lehtë të zgjedhin një emër. Në fund ka patur një barazim: 26.7% kanë zgjedhur mbrojtësin e Inter-it, Milan Skriniar, dhe sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao.

25,6% e votuesve ka zgjedhur Sergej Milinkovic-Savic, mesfushor i Lazio-s, që mund të ndërrojë fanellë në verë. 20.9% kanë zgjedhur Matthijs de Ligt, mbrojtësin e Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat